SPORT

Euro 2024, short pozitiv për kombëtaren kuqezi

Euro 2024, short pozitiv për kombëtaren kuqezi

Është hedhur në Frankfurt të Gjermanisë shorti për kualifikueset e Europianit 2024, me kombëtaret që mësuan kundërshtarët me ndeshjet që nisin në mars dhe mbyllen në muajin nëntor të vitit 2023.

Euro 2024, short pozitiv për kombëtaren kuqezi

Polonia, Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia janë kundërshtarët e Shqipërisë në rrugëtimin për në Euro 2024. Goglat vendosën kombëtaren kuqezi në grupin E, aty ku nuk ka ka emra të mëdhenj dhe të frikshëm.

Euro 2024, short pozitiv për kombëtaren kuqezi

Një short i pranueshëm mund të konsiderohet edhe ai i Kosovës, ku Dardanët do pwrballen në Grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Goglat ishin të pamëshirshme për Anglinë dhe Italinë që u përplasen me njëra-tjetrën në një grup ku është edhe Ukraina. Nga ana tjetër, Franca dhe Holanda gjithashtu do të përplasen në Grupin B, aty ku pjesë janë edhe Greqia, apo Irlanda.

Euro 2024, short pozitiv për kombëtaren kuqezi

Për arsye politike, nuk mund të bien në të njëjtin grup: Armenia me Azerbajxhanin, Bjellorusia me Ukrainën, Gjibraltari me Spanjën dhe Kosova me Serbinë.

Euro 2024 do të zhvillohet në tokën gjermane. Kompeticioni fillon në 14 qershor të vitit 2024 dhe do të përfundojë në finalen e madhe të 14 korrikut në “Olympiastadion” të Berlinit.

Dy ekipet e para të çdo grupi kualifikohen në Gjermani 2024.

Kombëtarja do të fitojë 1 milion euro për çdo fitore në grup dhe gjysmën e kësaj shume për barazim.

Shorti i Eliminatoreve të EURO 2024:

Euro 2024, short pozitiv për kombëtaren kuqezi