SPORT

Çfarë duhet të dinë tifozët që do e shikojnë në stadium ndeshjen Shqipëri-Poloni?

Çfarë duhet të dinë tifozët që do e

Federata Shqiptare e Futbollit njofton pak orë para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë, gjithçka që tifozët duhet të kenë parasysh.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium”, shkruhet në njoftimin e federatës.

Kurse sa për orarin.

“Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00. Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit. Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj. Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.”

Shqipëria dhe Polonia luajnë në ndeshjen kualifkuese për Kupën e Botës, Katar 2022.