SPORT

Çfarë është ROC? Përse Rusia nuk mund të konkurrojë në Lojërat Olimpike me flamurin, stemën dhe himnin e vet?

Çfarë është ROC? Përse Rusia nuk mund të

Për të gjithë ata që janë duke ndjekur Lojërat Olimpike Tokyo 2020 mund të kenë vënë re se sportistët që përfaqësojnë Rusinë nuk mbartin flamurin dhe stemën e kombëtares së tyre. Përse ndodh kjo?

Shkaku që Rusia përfaqësohet me inicialet ROC (Russian Olympic Committee- Komiteti Olimpik Rus) është sepse, pas skandaleve të njëpasnjëshme të doppingut dhe akuzave se Rusia po tentonte sistematikisht të trukonte kompeticionet ndërkombëtare.

Për pasojë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të vazhdojnë të përfaqësohen me këtë emblemë dhe në rast fitoreje himni rus nuk do të luhet në ceremoninë e dhënies së medaljeve.

Edhe për kombëtaren e futbollit në rast se kualifikohet në Kupën e Botës, Katar 2022 do të garojë po me këtë sigël dhe flamur.

Në këto Lojëra Olimpike 335 sportistë përfaqësojnë Rusinë në pothuajse të gjitha disiplinat sportive ku garohet.

Tiranapost.al