SPORT

Fenerbahce del me komunikatë zyrtare, konfirmon bisedimet me Lazion për shitjen e Muriqit

Fenerbahce del me komunikatë zyrtare, konfirmon bisedimet me Lazion
Transferimi i Vedat Muriqit te Lazio tashmë është vetëm çështje orësh dhe për t’i bërë akoma më të besueshme lajmet e publikuara sëfundmi nga mediat italiane ka menduar vetë klubi turk që zotëron kartonin e bomberit të përfaqësueses së Kosovës. Fenerbahce ka dalë me një komunikatë në faqen e saj zyrtare ku bën me dije se ka nisur bisedimet me italianët e Lazios për transferimin e Muriqit në Olimpico.

26-vjeçari i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me verdhezinjtë nga Stambolli duke realizuar 15 gola në kampionat, po pret me padurim të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit, me Muriqin që ëndërron të formojë një dyshe sulmuese me Këpucën e Artë Europiane, Ciro Imobbile te Lazio. Zgjatja e tratativave është e lidhur me faktin se Fenerbahce kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e Muriqit, teksa flitet për një akord prej 18 milionë eurosh, plus bonuset.