SPORT

Ferencvaros në grupet e Championsit, Uzuni luan rol deçiziv

Ferencvaros në grupet e Championsit, Uzuni luan rol deçiziv

E kush do ta kishte menduar se me kalimin te Ferencvaros para 2 muajsh për 1,8 milionë euro nga Lokomotiva e Zagrebit, Myrto Uzuni në fund të shtatorit do ta shihte veten në grupet e Champions League aty ku ish-lojtari i Apolonisë dhe Laçit do të sfidojë skuadrat më të mëdha të Europës. Ferencvaros ishte surpriza e madhe e kualifikueseve të Champions League, teksa skuadra hungareze arriti të bënte hapin e madh duke hyrë në grupet e Championsit.

Pasi eliminoi me radhë në tre turet e para me ndeshje teke ekipe si Djugarden, Celtic dhe Dinamo Zagreb, Ferencvaros arriti të avanconte edhe përballë Moldes skuadër të cilën e eliminoi falë golave të realizuara në fushë kundërshtare pasi ndeshja e kthimit përfundoi në Budapest përfundoi 0-0, ndërsa takimi i parë në Norvegji kishte dalë 3-3 ndeshje në të cilën Uzuni shënoi një gol shumë të bukur, ashtu siç bëri edhe në takimin e turit të tretë ndaj Dinamos së Zagrebit duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë kualifikim të skuadrës nga Bundapesti në grupet e Championsit.

4 vite më parë Ferencvaros u eliminua nga Partizani në turin e dytë të Champions Leagues pas goditjes së penalltive, ndërsa në 2020-ën me Uzunin në ekip do të marrë pjesë në raundin e 32 më të mirave të kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Përsa i përket sfidës së kthimit ndaj Moldes, Uzuni u aktivizua për 90 minuta në treshen e sulmit duke bërë një paraqitje shumë pozitive.