SPORT

Ferrari zbret nesër në pistë, testohet zbatimi i protokollit anti-Covid

Ferrari zbret nesër në pistë, testohet zbatimi i protokollit
Ferrari do të rikthehet në pistë nesër në Mugello, ku pilotët Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc do të kryejnë disa xhiro testuese, duke qenë se jemi në prag të fillimit të sezonit të ri, me garën e parë të planifikuar për më datën 5 korrik.

Dy pilotët do të drejtojnë makinën SF71H, e përdorur në garat e vitit 2018, ndërsa edhe gomat nuk do të jenë ato të certifikuara për sezonin e ri, kështu që koha e vendosur nga Vettel dhe Leclerc nuk do të kenë shumë rëndësi.

Siç konfirmojnë drejtues të skuadrës italiane, qëllimi i xhirove testuese të ditës së nesërme është që të praktikohet zbatimi i protokollit anti-Covid, nën diktatin e të cilit do të garohet që prej datës 5 korrik.