SPORT

Fidel Ylli i kërkon Ramës të rihapen kompanitë e basteve: Të investohen në sport

Fidel Ylli i kërkon Ramës të rihapen kompanitë e basteve:

Kreu i KOKSH Fidel Ylli, gjatë fjalës së tij në ceremoninë në nder të Luiza Gegës, i ka kërkuar kryeministrit, Edi Rama, që të rihapen kompanitë e basteve dhe fitimet të investohen për sportin.

‘Nxiri nga errësira kompanitë e basteve e jepja ato sportit që ne të bëjmë një qendër tjetër olimpike. Për t’i bërë edhe më shumë në qytete të tjera të Shqipërisë. Pra ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë buxhetit të shtetit. Unë kam qenë në parlament dhe e di si ndahet buxheti i shtetit. Kërkojmë burime alternative që i merr errësira. Pse duhet të ndodhë kjo? Zoti kryeministër ka e gjithë bota kompani bastesh. Po ne kaq të pasur jemi që këto para t’ja lëmë rrugës. Ne nuk mund të rrimë me atë pallat sporti zoti kryeminitër.’- u shpreh Fidel Ylli.