SPORT

FIFA gjobit FSHF-në dhe “arsyeja” është Taulant Balla!

FIFA gjobit FSHF-në dhe “arsyeja” është Taulant

FSHF ka marrë një gjobë tjetër nga FIFA dhe shkak për këtë është bërë droni me mbishkrimin për Taulant Ballën gjatë ndeshjes me Hungarinë në 5 shtator. Federata shqiptare duhet të paguajë 37 mijë e 500 franga për këtë gjest të tifozëve.

Droni kishte mbishkrimin “Taulant Balla Elbasani ty të do”, kushtuar drejtuesit politik të Elbasanit Taulant Ballës.

Kujtojmë se FSHF është gjobitur me 100 mijë franga më parë, për shkak dhunës së tifozëve shqiptarë ndaj futbollistëve polak në Stadiumin "Air Albania".

Tiranapost.al.Z.B