FIFA gjobit Serbinë pas flamurit në Katar ku përfshinte Kosovën si pjesë të saj

E Enjte 8 Dhjetor 2022, 12:43
TiranaPost
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka gjobitur Serbinë me 20 mijë franga zvicerane (rreth 21.290 dollarë) për vendosjen e një flamuri që tregonte Kosovën si pjesë të territorit të saj gjatë ndeshjes kundër Brazilit në Kupën e Botës në Katar.
Fotoja e flamurit me mesazhin "Nuk dorëzohemi" në serbisht u bë virale në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Hajrulla Çeku, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.
Federata e Futbollit të Kosovës më pas u ankua zyrtarisht në FIFA.