SPORT

FIFA i kërkon armëpushim Rusisë dhe Ukrainës përgjatë Kupës së Botës

FIFA i kërkon armëpushim Rusisë dhe Ukrainës

Ka qenë Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit Gianni Infantino ai që u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim njëmujor.

Kreu i FIFA foli gjatë samitit të G-20.

“Lutja ime për të gjithë ju është që të mbani armëpushim për një muaj, aq sa zgjat Kupa e Botës. Ju jeni udhëheqësit botërorë. Ju e keni aftësinë të ndikoni në rrjedhën e historisë”, tha Infantino në Bali të Indonezisë.

Kupa e Botës do të nisë të dielën (20 nëntor).