SPORT

Fifa jep dënimin për Shqipërinë pas dhunës në ndeshjen me Poloninë

Fifa jep dënimin për Shqipërinë pas dhunës në

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas dhunës së shkaktuar nga tifozët shqiptarë në ndeshjen me Poloninë.

Kujtojmë se pas golit të Swiderski që i dha avantazh Polonisë, disa tifozë shqiptarë filluan të hidhnin shishe dhe sende të tjera drejt futbollistëve polakë.

Federata ka marrë një gjobë prej 150 mijë frangash gjithashtu ndeshja e radhës do të luhet pa praninë e tifozëvë.

Njoftimi:

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.

Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.

Tiranapost.al.Z.B