FIFA ndëshkon Serbinë për flamurin ku Kosova u shfaq pjesë e saj

E Mërkurë 7 Dhjetor 2022, 18:42
TiranaPost
Federata e Futbollit të Serbisë është gjobitur me 20 mijë franga zvicerane.
FIFA ka ndëshkuar Serbinë pasi pak javë më parë në dhomat e zhveshjes së skuadrës që mori pjesë në kampionatin botëror të Katarit u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, si dhe një mbishkrim: “S’ka dorëzim”.
Ishte Federata e Futbollit të Kosovës ajo që kishte bërë një ankesë e cila mori përgjigje këtë të mërkurë, ndonëse pritej një ndëshkim më i rëndë sesa kaq.