SPORT

FIFA pas incidentit të djeshëm në stadium: Zero tolerancë për sjellje të tilla

FIFA pas incidentit të djeshëm në stadium: Zero tolerancë

FIFA kë bërë një reagim zyrtar pas incidentit të djeshëm në ndeshjen Shqipëri-Poloni, por edhe atë Angli-Hungari.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.

FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, shkruhet në raportin e FIFA-s.

Ndeshja Shqipëri-Poloni u ndërpre menjëherë pas golit të Polonisë në minutën e 76-të. Disa tifozë nga tribuna hodhën sende në drejtim të lojtarëve të Polonisë.

Për 20 minuta ndeshja u ndërpre. Lojtarët zbritën në dhomat e ndeshjes dhe më pas rinisi loja me kushtin që të mos përsëritej e njëjta situatë.

Ngjashëm ishte situata edhe në ndeshjen Angli-Hungari dhe ndaj FIFA po i shqyrton njëherësh të dyja rastet.