FIFA pezullon kreun e futbollit të Spanjës, Luis Rubiales

E Shtunë 26 Gusht 2023, 15:24
TiranaPost
FIFA ka pezulluar përkohësisht Luis Rubiales, presidentin e federatës spanjolle të futbollit, nga “të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin” pas puthjes së tij me fituesen e Kupës së Botës për femra, Jenni Hermoso.
Rubiales ka refuzuar të heqë dorë nga detyra pas incidentit, i cili ndodhi në ceremoninë e medaljeve të dielën e kaluar pasi Spanja fitoi turneun botëror.
Hermoso tha se puthja ishte e padëshiruar dhe ajo dhe e gjithë skuadra fituese e Kupës së Botës kanë refuzuar të luajnë ndërsa Rubiales mbetet president.
Organi drejtues i futbollit botëror FIFA tha se Rubiales fillimisht ishte pezulluar për 90 ditë.
UEFA dhe Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) janë informuar gjithashtu për vendimin, tha FIFA.