SPORT

Fituesi i “Topit të Artë” këtë vit do të marrë edhe një dhuratë unike

Fituesi i “Topit të Artë” këtë vit do të

Përveç "Topit të Artë", lojtari më i mirë i vitit 2021 do të marrë edhe një orë luksoze nga firma Purnell.

Firma Purnell në një deklaratë është shprehur se ora në fjalë do të ishte unike me një model të projektuar posaçërisht për këtë event. Ora është bërë me ar rozë 18 karatësh, me një rrip të zi dhe me një top të vogël të artë që mban logon France Football.

Me zbulimin e modelit Purnell beson se modeli i referohet vlerave që përfaqëson fituesi si performanca, talenti, loja e ndershme dhe qëndrueshmëria.

Tiranapost.al