SPORT

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do jap shpirtin për fitoren e radhës

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do

Në prag të sfidës së 25 gushtit në stadiumin “Air Albania”, boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të bëhen pjesë e kësaj feste.

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do

I njohur edhe si "mbreti shqiptar i ringut", Florian Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parros për titullin WBC Silver, i cili po ecën me hapa të shpejtë në ringun botëror, ndonëse në peshën super të lehtë dhe jo në velter ku bokson normalisht Marku.

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do

Por Marku në një konferencë për shtyp thotë se pas 11 fitoresh radhazi, është e pamundur për të që të humbë në shtëpi. (“Air Albania”)

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do

“Jam shumë i lumtur që kthehem në Shqipëri pas 4 vitesh e gjysmë. Iu premtoj që do jap shpirtin për fitoren e radhës. Që të humb në ‘Air Albania’ kundërshtari duhet të japë ‘nokaut’ dhe të më nxjerrë me barrelë nga ringu se ndryshe nuk e pranoj humbjen,” u shpreh boksieri.

Nga ana tjetër meksikani Parra thotë se në “Air Albania” mund të ketë surpriza.

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do

“Jam shumë i lumtur që do zhvilloj këtë ndeshje në Shqipëri. Do jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës time kundër Florian Markut. E di që kundërshtari është i fortë, por kam punuar dhe do jap gjithçka,” u shpreh Miguel Parros, boksieri meksikan.

Florian Marku ka takuar ditën e sotme Kryeministrin Edi Rama.

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do

“Të enjten me 25 gusht duhet të shkoni të mbështesni Florin,” tha Rama i cili mori dhe një palë doreza dhuratë nga boksieri shiptar që synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore të WBC.

Të njëjtën dhuratë ai kishte sjellë edhe për kryebashkiakun Veliaj.

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do

“Ne jemi tifozë me Florin, ndaj mezi pres jo vetëm nga Tirana, por nga e gjithë Shqipëria edhe shqiptaria, kush ka mundësi të vijë,” u shpreh Veliaj.

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do

Në këtë aktivitet madhështor sportiv do të jenë pjesë e spektaklit edhe boksierët shqiptarë Neraldo Ymeri, Matteo Çelo dhe Leandro Xhelili, ndërkohë që Amarildo Vranja do të përballet me bullgarin Borislav Velev për brezin WBC Youth International.

Florian Marku dy ditë para ndeshjes në “Air Albania”: Do

Ndeshjet fillojnë në orën 17:00.