SPORT

Florian Marku pas triumfit: Ky titull është për shqiptarët dhe për gruan time që pret një fëmijë

Florian Marku pas triumfit: Ky titull është për shqiptarët

Shqiptari 28-vjeçar nga Lushnja, Florian Marku ka fituar titullin kampion bote për peshat e mesme në federatën IBF.

Marku ka fituar pas 10 raundve të mbyllura pa knockout, me pikët e dhënë nga gjyqtarët, që janë ndarë 2-1 në favor të Markut përballë ukrainasit Prodam.


Pas marrjes së titullit kampion, Florian Marku ia dedikoi fitoren të gjithë shqiptarëve dhe gruas së tij që pret një fëmijë.

“Jam shumë i lumtur kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjitëh shqiptarët që më kanë mbështtur dhe për gruan time që është shtatzënë”, u shpreh Marku.