SPORT

Formacionet: Lampard ndryshon Chelsean dhe habit me Brojën, Evertoni ndryshon

Formacionet: Lampard ndryshon Chelsean dhe habit me Brojën, Evertoni

Chelsea do të luajë ndaj Evertonit në Stamford Bridge prej orës 15:00. Trajneri Frank Lampard ka publikuar formacionin e tij. Ai ka rikthyer si titullar portierin Kepa. Caballero është ulur në stol. Aty ndodhet dhe lojtari shqiptar Armando Broja. I riu ka fituar thirrjen e parë në stolin e rezervave. Giroud dhe Pedro do ta nisin nga minuta e parë, ndërsa Bathuayi e nis nga stoli.

Carlo Ancelotti rikthehet në Stamford Bridge. Ai së bashku me Evertonin e tij do të kërkojnë të bëjnë surprizën në Londër. Ekipi liverpulas vjen me disa ndryshime në formacion. Digne, Sidibé dhe Bernard e nisin nga minuta e parë, ndërsa Walcot i rikthyer nga dëmtimi e nis nga stoli.