SPORT

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Është zhvilluar sot në Kryeministri ceremonia zyrtare në nder të Kampiones së Europës në Atletikë, Luiza Gegës.

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Pritja e Luiza Gegës si kampione e Europës nisi me një kabriolet ku më vend të parë ishte ministrja e arsimit, Evis Kushi ndërsa Luiza Kampionia përshëndeti me dorë qytearët që e shoqëronin me duartrokitje kampionen 34 vjeçare.

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Kur mbërriti në kryeministri, kampionia u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili i puthi duart në shenjë mirënjohje.

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i pranishëm në ceremoni gjatë fjalës së tij përshëndeti trajnerin e kampiones së Europës Luiza Gega, Taulant Stërmasin.

Foto dhe pamje nga pritja e Luiza Gegës nga makina kabriolet dhe detajet

‘Punë të madhe ka bërë edhe trajneri Taulant Stërmasi. Sportistët nuk emigrojnë më, kanë mbështetjen në vendin e tyre. Shqipëria tani ka një ligj të mirë për sportistët elitar. Nuk kërkojmë lëmoshë, nuk duam të bëjmë grevë, duam që qeverinë ta kemi partner. Ne falenderojmë qeverinë për një mbështetje që u ka dhënë ekipeve sportive në shkolla’, u shpreh Fidel Ylli.

Ministrja e Sportit Evis Kushi në fjalën e saj tha se qeveria do të ndërmarrë një ligj të ri ku për sportistët elitar do të shpërndahen grada honorifike. Pas këtij ligji, Luiza Gega do të ndërmarrë gradën kolonel.

Veliaj në ceremoninë në nder të kampiones Luiza Gega tha:

Një nga gjërat që kam admiruar, (isha unë atëherë ministër i Rinisë), që nuk i doli kurrë një fjalë e keqe. Sigurisht ka nevojë për më mirë por të luajë sportin e sharjes së vendit, s’e ka bërë kurrë! Luiza më ka mësuar që një kampion është i vërtetë dhe fiton kur i ka sytë tek finishi. S’e kam parë asnjëherë Luizën dhe nga ç’kam mësuar edhe nga Taulanti, që një sportist merret me ata që janë në tribunë, sepse për ata që janë në tribunë, për ata që janë në shkallë, që janë në auditorë është e lehtë mundja. Po pse kështu mundet ai? Është i lehtë vrapi, po pse kështu bëhet vrapi?! Është e lehtë ndeshja e futbollit, po pse kështu gjuhet penalltia? Njerëzit që fitojnë janë njerëzit që zbresin në fushë, në pistë, në arenë dhe kjo vlen për çfarëdo lloj sporti por kjo nuk vlen për sportin e rrezikshëm të sharjes së vendit. Jam ndierë pa fund krenar që gjithë, unë jam sot dyfish krenar dhe si shqiptar por edhe si kryetar i Bashkisë ku Sport Klub Tirana e ka anëtaren e saj Luizën dhe do të jetë vërtet “xhevahiri” i klubit tonë kjo arritje.

Jam sot mirënjohës Luiza për shembullin që t’i jep, edhe ti je më e mira e racës sonë, e gjeneratës sonë që na përfaqëson, jo se je më e shpejta, se unë besoj që një sportist i mirë, mbi të gjitha është një njeri i mirë nga si të kam njohur, nga mënyra sesi je përpjekur, nga sakrificat e prindërve të tu, ti nuk ke lindur me salltanete, ty nuk ta ka shtruar njeri tapetin e kuq përveç Edi Ramës sot që të hyje për këtë çmim, por jeta ka qenë vërtet garë me pengesa për ty. Ia ke dalë sot dhe unë jam shumë krenar për ty dhe në këtë vit Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, kemi pasur aktivitete pa fund. Nesër një tjetër koleg i yti Florian Marku ka ditën e peshimit dhe pasnesër ka ndeshjen, po ndodhin gjëra të mrekullueshme.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria i shpërblen sportistët që bëjnë sukses më shumë se vende të tjera

‘Nuk ka njerëz, popuj, a kombe më inferiorë se të tjerë dhe nuk ka asgjë të pamundur për çdo kënd që ka kurojë ta ndjekur ëndrrën e vet. Të jesh kampione Europe, do të thotë t’i thuash të gjithëve që asnjë arsye sado objektive, asnjë distancë sado objektive nuk të pengon të ngjitesh në majë nëse je i vendosur të ngjitës në majë dhe të paguash çmimin e sfilitjes të gjakut të lotit dhe të djersës. Flitet për euro, për braktisje vuajtje e sflitje. Shqipëria sot i shpërblen. Jo Luizën sot e cila është vazhdimi i një rruge të hapur. Shqipëria i shpërblen sportistët që bëjnë sukses më shumë sesa vendet e tjera. Shifra e mbështetjes për Luizën është më e lartë sesa sportistët që kanë ndërruar kombësinë. Në atë vend dhe në ato vende ku kanë ngritur flamujt e kombeve të tjera janë më pak. Nuk ka medalje që mund të kompensojë sfilitjen gjakun, lotin dhe djersën. Të paktën me të gjithë ceremonialin që ofron shteti, më vjen mirë që rastësia e deshi që unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e BE në Shqipëri që i kërkova të qëndrojë për të kremtuar një kampione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë mbrapa Gjermaninë. Gjermania sot në këtë sallë, është e dyta pas Shqipërisë”, tha Rama.