Fotot më të bukura nga triumfi i kuqezinjve në Air Albania
E Hënë 11 Shtator 2023, 08:36
TiranaPost
Kombëtarja e Shqipërisë arriti të marrë një fitore me peshë në shtëpi ndaj Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut.
Në minutën e 37' Asani shënoi golin e parë nga distanca.
Ndërsa në minutën e 62’, Daku u fut në fushën e lojës për t’i zënë vendin Cikalleshit dhe goli erdhi nga ai. Pak sekonda pasi preku fushën e blertë, Daku mori një top nga Ramadani dhe goditi fortë topin duke e dërguar në rrjetë.
Tashmë Shqipëria zë vendin e parë në grup me 10 pikë, Çekia dhe Moldavia nga 8 pikë, Polonia me gjashtë pikë në vendin e katërt, ndërsa Ishujt Faroe në vendin e fundit me 1 pikë.
Me shijen e fitores së djeshme postojmë fotot më të bukura, shkrepur nga Florion Goga për Reuters.
Tiranapost.al