SPORT

Franca anulon sezonin futbollistik 2019-20, rikthehen në shtator

Franca anulon sezonin futbollistik 2019-20, rikthehen në shtator
Pas Holandës, edhe Franca vendosi që të anulojë sezonin futbollistik për shkak të koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp të kryeministrit Edouard Philippe, ai deklaroi se sezoni 2019-2020 i Ligue 1 dhe Ligue 2 ka përfunduar.

Federata e futbollit shpresonte që të rifillonte eventet futbollistike në datën 17 qershor deri më 25 korrik por me dyer të mbyllura.

Koronavirusi detyroi që futbolli të pezullohej në 13 mars.

Nuk ka ende informacion nëse do të ketë kualifikime për në Uefa Champions League apo edhe për rënie nga kategoritë.