SPORT

FSHF fiton betejën në CAS, Nedim Bajrami do luajë me Kombëtaren

FSHF fiton betejën në CAS, Nedim Bajrami do luajë me

Nedim Bajrami do të luajë me Kombëtaren Kuqezi. Lajmin e ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF ka arritur të fitojë çështjen në CAS, lidhur me sigurimin e shërbimeve ndaj futbollistit 22 vjeçar i cili luan në Seria A me skuadrën e Empolit. Nedim Bajrami, do të marrë pasaportën shqiptare dhe më pas do të stërvitet me trajnerin Edy Reja dhe lojtarët e tjerë të Kombëtares, duke u përgatitur kështu për ndeshjet e ardhshme paraeleminatore të Kupës së Botës, Katar 2022. Nedim Bajrami ka lindur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut dhe ka luajtur me të rinjtë e Zvicrës.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare siç është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.

Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu si? ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

FSHF i uron mirë se ardhjen Nedim Bajramit dhe i uron suksese të mëdha me fanellën e shenjtë kuqezi.

FSHF fiton betejën në CAS, Nedim Bajrami do luajë me

*Tiranapost.al.