SPORT

Futboll pa tifoz! Propozimet e FSHF-së për rinisjen e kampionatit

Futboll pa tifoz! Propozimet e FSHF-së për rinisjen e kampionatit

FSHF i ka dërguar shkresë qeverisë duke propozuar që klubet e futbollit të rinisin stërvitjet më 2 maj, ndërsa 18 ditë më pas, më 20 maj, të fillojë aktiteti.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ia dërgoi këtë shkresë zyrtare dy ministrive, asaj të Shëndetësisë, dhe ministrisë së linjës, duke iu drejtuar krerëve të dikastereve, Orgesa Manastirliu dhe Besa Shahini.

FSHF kërkon që aktiviteti të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta higjieno-sanitare, për të garantuar kështu shëndetin e sportistëve dhe personave të tjerë të përfshirë direkt në një 90 minutësh futbolli. FSHF premton nga ana e saj rigorozitet, teksa mbetet e hapur për diskutim dhe bashkëpunim me dy ministritë në ditët në vijim.

Futboll pa tifoz! Propozimet e FSHF-së për rinisjen e kampionatit