SPORT

FSHF i dërgon letër ministreve Manastirliu dhe Shahini

FSHF i dërgon letër ministreve Manastirliu dhe Shahini

Federata Shqiptare e Futbollit me një tjetër letër drejtuar qeverisë shqiptare, ministres Manastirliu dhe Shahini, pasi kërkon një miratim për rifillimin e Superiores më 3 qershor.

FSHF caktoi datën 3 qershor për rifillimin e elitës së futbollit shqiptar, ndërsa datën 7 qershor për rifillimin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ende nuk ka miratim nga Qeveria e Shqipërisë për këto data.

Stërvitja për ekipet është lejuar që nga data 18 maj, ndërkohë që nuk është caktuar ende data për rifillimin.