SPORT

FSHF: Ndeshjet Vllazina-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi do të luhen pa tifozë

FSHF: Ndeshjet Vllazina-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi do të
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që dy takime të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu Kukësi të luhen me dyer të mbyllura pa praninë e tifozëve.

''Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend. Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura. Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend'', njofton FSHF.

Ky vendim vjen si një masë paraprake ndaj përhapjes koronavirusit, pas konfirmimit të 2 rasteve të para mëngjesin e sotëm në vendin tonë.