SPORT

Futbollisti shqiptar pozitiv ndaj koronavirusit, në karantinë bashkë me familjen

Futbollisti shqiptar pozitiv ndaj koronavirusit, në karantinë
Futbollisti i Kosovës U21, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, pas kryerjes së analizave gatë këtyre ditëve, sipas lajmit që jep federate e Futbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare.

Në njoftim thuhet se futbollisti shqiptar nuk ka simptoma dhe gëzon shëndet mjaft të mirë, pro bashkë me familjen e tij, janë karantinuar në qytetin gjerman të Saarbrucken.

Valdrin Mustafa është pjesë e skuadrës gjermane të Hanoverit, prej ku doli edhe një prej të parëve futbollistë të prekur nga Covid-19, ndaj edhe Mustafa iu nënshtrua analizave, për të parë nëse ishte prekur apo jo.