SPORT

Gati t'i rikthehet stërvitjes, Cristiano Ronaldo rezulton negativ në tamponin e fundit

Gati t'i rikthehet stërvitjes, Cristiano Ronaldo rezulton negativ

Pas 19 ditësh izolim për shkak se ishte prekur nga Covid-19, Cristiano Ronaldo ka rezultuar negativ në tamponin e fundit.

35-vjeçari ishte i infektuar prej datës 13 tetor, por tashmë mund të quhet plotësisht i shëruar dhe do të rikthehet në stërvitje me shokët e skuadrës.

Gjatë periudhës së izolimit ylli i futbollit humbi disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë edhe atë me Barcelonën.

Edhe klubi sot ka njoftuar që Ronaldo ka rezultuar negativ dhe është gati të kthehet në stërvitje.