SPORT

Gattuso në zi, humb njeriun e familjes

Gattuso në zi, humb njeriun e familjes
Zi në familjen e Ivan Gennaro Gattusos. Trajneri i Napolit ka humbur njeriun e dashur, motrën e tij, e cila ishte vetëm 37 vjeçe dhe vuante nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. Ajo ishte shtruar në spitalin e Vareses që më datën 3 shkurt, pasi ishte ndier keq. Atë kohë, Gattuso nuk u paraqit në konferencën për shtyp të pas ndeshjes me Sampdorian, për t’iu gjendur pranë motrës, e cila ishte në gjendje të rëndë.

Lajmin e tmerrshëm të ndarjes së saj nga jeta Gattuso e mori ndërsa për stërviste skuadrën në fushën e Castel Volturnos.