SPORT

Gazetari italian për Europe Conference Ligue: Rritja e çmimeve ndodh kudo, jo vetëm në Tiranë. Thirrja për policinë

Gazetari italian për Europe Conference Ligue: Rritja e çmimeve ndodh

Gazetari i ANSA-s, Alessandro Castellani, ka folur për rritjen e çmimeve në Tiranë, si të biletës së avionit ashtu dhe të hoteleve, për finalen e Europe Conference Ligue. Castellani shprehet se kjo është diçka që ndodh në të gjithë botën në ndeshje të tilla, jo vetëm në Shqipëri, teksa merr shembull botërorin e Afrikës së Jugut në 2010.

Teksa shpreh shqetësim rreth asaj që mund të ndodhë nga ardhja masive e tifozëve pa biletë, gazetari i bën thirrje policisë që të jetë gati edhe për ngjarje të pakëndshme.

“Jam pak i shqetësuar për atë që mund të ndodhë në Tiranë sepse shumë shumë njerëz nga Roma dhe Rotterdami do të shkojnë aty pa biletë dhe edhe pse ambasadori italian në Tiranë tha që do të ngrihen dy zona fansash, nuk dihet asnjëherë. Besoj dhe shpresoj që policia e Tiranës të jetë gati për një gjë të tillë.

Unë mund të marr një shembull. Kompanitë ajrore që zakonisht presin bileta Romë-Tiranë me 100 euro, këtë herë e di që kompania ku unë punoj, ka paguar 800 euro.

Edhe hotelet i kanë rritur shumë çmimet por kjo ndodh përherë në raste të tilla kur ka ndeshje finale. Unë në vitin 2010 në Botëror pagova për një hotel në Afrikën e Jugut 4-fishin e asaj që paguhej zakonisht për atë vend. Dua të them që kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri”.