Mbrojtësi i Barcelonës , Gerard Pique ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli, duke thënë se ndeshja e së shtunës kundër Almerías do të jetë e fundit për të.
Në një video të postuar në rrjetet e tij sociale të enjten, 35-vjeçari Pique tha se "është momenti për t'i dhënë fund kësaj faze të jetës sime" pas një karriere legjendare si në nivel klubi ashtu edhe ndërkombëtar.
“Futbolli më ka dhënë gjithçka. Barcelona më ka dhënë gjithçka. Ju, tifozët e Barcelonës, më keni dhënë gjithçka. Dhe tani që ëndrrat e këtij fëmije janë realizuar, dua t'ju them se kam vendosur që tani është koha për ta çuar këtë udhëtim në fund."