SPORT

Getafe refuzon të shkojë në Milano, përballjet italo-spanjolle drejt shtyrjes

Getafe refuzon të shkojë në Milano, përballjet
Dy përballjet italo-spanjolle në Ligën e Europës janë në dyshim të plotë nëse do të luhen apo jo, ndonëse janë planifikuar për nesër në mbrëmje, ndërsa shkak është padyshim përhapja me shpejtësi e koronavirusit.

Në pritje të një vendimi zyrtar nga UEFA, presidenti i Getafes ka deklaruar se nuk do ta dërgojë skuadrën në Milano për t’u përballur me Interin, edhe me koston se mund të humbë ndeshjen në tavolinë, pasi ka prioritet shëndetin e futbollistëve të tij.

Ndërkohë problem mbetet edhe udhëtimi i Romës në Andaluzi për t’u përballur me Sevillan, pasi fluturimet mes Italisë dhe Spanjës janë ndërpresë deri më 25 mars dhe pritet një vendim special, që të lejojë udhëtimin e tyre.

Të dy ndeshjet paraprakisht janë vendosur të luhen me dyer të mbyllura, por gjasat më të mëdha janë që të shtyhen për në një tjetër moment, ndërsa nga momenti në moment pritet edhe vendimi final i UEFA-s, që është edhe organizatore e këtij kompeticioni.