Gianni de Biasi: Kujdes nga shqiponjat, Shqipëria nuk do të jetë ekipi më i lehtë i grupit

E Shtunë 15 Qershor 2024, 14:41
TiranaPost
Ish- trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, italiani që e çoi Shqipërinë për herë të parë në Europian, ka dhënë një intervistë për La Republica.
Pak para përballjes Shqipëri - Itali, de Biasi paralajmëron italianët: "Kujdes nga shqiponjat, Shqipëria nuk do të jetë ekipi më i lehtë i grupit".
Edhe pse Shqipëria ka një vend të veçantë në zemrën e tij, është e mirëkuptueshme se mes dy skuadrave, de Biasi bën tifozeri për Italinë.
"Shqipëria më ka ndryshuar jetën, por në Dortmund bëj tifo për Italinë", tha de Biasi, i cili do të jetë në stadium me ftesë të Shqipërisë.