SPORT

Giroud i përgjigjet Benzema-së: Unë një kart me një Botëror

Giroud i përgjigjet Benzema-së: Unë një kart me një
Hakmarrja është një pjatë që duhet servirur e ftohtë dhe këtë e di shumë Olivier Giroud i cili ka pritur disa ditë për t’iu kundërpërgjigjur ish-shokut të tij në kombëtaren franceze Karim Benzema. Të premten në Instagram Benzema në një lidhje live me fansat sulmuesi i Realit të Madridit thumboi numrin 9 të Francës duke iu përgjigjur një pyetjeje me spec. Kush është më i miri mes teje dhe Giroud?, e pyeste një tifoz.

Përgjigjia e Benzema ishte:” E lehtë për tu përgjigjur, nuk mund të krahasohet një makinë e Formula 1 me një kart. Unë jam makina e Formula 1”, fjalë këto të Karim Benzema që me siguri si kanë pëlqyer aspak sulmuesit të Chelsea-t, Olivier Giroud i cili pasi priti disa ditë iu kundërpërgjigj lojtarit me një tjetër thumb. “ Unë një kart? Po një kart kampion bote”.

Giroud me këtë përgjigje është referuar Botërorit të fituar me Francën në Rusi 2018, me 33-vjeçarin që ishte titullari i sulmit të gjelave në atë event madhor, ndërkohë që Benzema e ndoqi nga televizori. Kujtojmë që Karim Benzema nuk grumbullohet në kombëtaren franceze që nga viti 2015, për shkak të çështjes Valbuena.