SPORT

Gjendet e vdekur nëna e fëmijëve të Floyd Mayweather

Gjendet e vdekur nëna e fëmijëve të Floyd Mayweather
Gjendet e vdekur në makinën e saj, në Kaliforni, Josie Harris, ish-bashkëjetuesja e Floyd Mayweather, nënë e tre fëmijëve. Sipas TMZ, policia nuk po e trajton vdekjen e 40-vjeçares si të dyshimtë. Ajo u gjet në Valencia, Los Angeles County, natën e së hënës.

Mayweather vuajti dy muaj burg në vitin 2010, pasi u dënua për dhunë në familje (kundër Harris). Në një intervistë të dhënë për USA Today, në vitin 2014, Harris dha një reflektim të keq për kohën e saj me Mayweather.

“Unë isha një grua e dhunuar. U ndjeva në siklet kur thashë se isha një grua e dhunuar. U ndjeva e turpëruar, sikur të jetë faji im. Çfarë bëra? Nuk e kuptoja se çfarë ishte një grua e dhunuar në atë kohë. Tani e di se kam qenë në një marrëdhënie shumë jofunksionale, armiqësore dhe viktimë e dhunës në familje.”

Një prej fëmijëve të tyre, djali i tyre, Koraun, ishte dëshmitar i sulmit fizik të Mayweather ndaj Harris. Ai e quajti babanë e tij “një frikack”.