Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare vëllai i legjendës së futbollit Diego Maradona, Hugo Maradona.
Hugo u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, ndërsa dyshimet e para janë se ka ndodhur për shkak të një infarti në zemër.
52 vjeçari ka qenë futbollist, dhe ka luajtur si mesfushor me Ascoli, Rayo Vallecano, Rapidin e Vjenës, Deportivo Italia dhe disa skuadra japoneze.
Tiranapost.al