SPORT

Gjermania protestë në ndeshjen me Japoninë, lojtarët mbyllin gojën në shenjë revolte kundër FIFA-s

Gjermania protestë në ndeshjen me Japoninë, lojtarët mbyllin

Gjermania e nisi Botërorin 2022 në ndeshjen kundër Japonisë me protestë. Lojtarët gjermanë kanë pozuar në foton para ndeshjes duke vendosur dorën në gojë, në një protestë të dukshme kundër lirisë së fjalës. Kjo vjen pasi një numër i shoqatave evropiane të futbollit u kërcënuan me sanksione të FIFA-s nëse mbanin shiritin ‘OneLove’ (LGBT) gjatë Kupës së Botës.

“Me shiritin e kapitenit tonë, ne donim të jepnim një shembull për vlerat që jetojmë në ekipin kombëtar, diversitetin dhe respektin reciprok.

“Bëhuni me zë të lartë së bashku me kombet e tjera. Kjo nuk ka të bëjë me një mesazh politik, të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet të jetë e vetëkuptueshme. Por fatkeqësisht ende nuk është. Prandaj ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne.

Të na ndalosh nga fasha është si të na ndalosh gojën. Qëndrimi ynë qëndron, shkroi Federata Gjermane e Futbollit më vonë në Twitter.