SPORT

Goleadë dhe fitore, 'Shpresat' e Alban Bushit fitojnë në Austri, Muçi shkëlqen

Goleadë dhe fitore, 'Shpresat' e Alban Bushit fitojnë

Kombëtarja shqiptare u-21 ka kryer një nga paraqitjet më të mira në Austri për kualifikueset e Euro 2021.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushit kanë fituar 5-1, duke shërbyer kjo dhe si një hakmarrje dhe ndaj Austrisë që një vit më parë na mundi 0-4.

Pikërisht në këtë sfidë shkëlqyen disa lojtarë, por më i miri ishte Ernest Muçi i Tiranës që shënoi 2 gola. Ish- sulmuesi i Teutës, Sherif Kallaku hapi serinë e golave për t’u pasur nga Tuci me një super gol nga goditje e dënimit.

Në pjesën e dytë, austriakët ngushtojnë kur rezultati ishte 0-3, por kuqezinjtë nuk kishin thënë ende fjalën e fundit. Muçi dhe Selmani i vunë kapakun fitores që i ngjit Shpresat në vendin e tretë në grupin respektiv. Vlen të theksohet se paraqitje shumë të mirë bëri dhe Giacomo Vrioni, ylli i Juventus që luan me fanellën e Shqipërisë.