Goli i Bares nuk i vlen Malagas, ende e rrezikuar nga rënia
E Martë 14 Korrik 2020, 13:06
TiranaPost
Malaga e dy futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku dhe Keidi Bare, vazhdon të luftojë për të siguruar mbijetesën e LaLiga2, në Spanjë. Ekipi andaluz u mposhti 2-1 nga Gijoni në javën e 40-të dhe komplikon disi qëndrimin në këtë kategori.
Vendasit kaluan në epërsi të dyfishtë në me golat e Medinas dhe Vazquez që në pjesën e parë (3’ dhe 31’), ndërsa goli i mesfushorit kuqezi, i realizuar në minutat shtesë nuk i vlejti për asgjë Malagas, e cila renditet e 15-ta, por vetëm tri pikë larg zonës së ftohtë. Malagas mund t’i mjaftojë fitorja me Alcorcon ndeshjen e radhës për të siguruar matematikisht mbijetesën.