SPORT

Gonzalez “thumbon” Neymarin: Duhet të mësosh si ta pranosh humbjen

Gonzalez “thumbon” Neymarin: Duhet të mësosh si ta pranosh

Mbrojtësi i Marsejës, Alvaro Gonzalez, ka reaguar në rrjetet sociale pasi “ylli” i Paris Saint-Germain, Neymar, e akuzoi sjellje raciste.

“Nuk ka vend për racizëm. Kam një karrierë të pastër dhe me shumë miq e shokë ditë pas dite. Ndonjëherë duhet të mësoni si të humbni dhe ta pranoni në fushë. Tri pikë të pabesueshme sot. Allez l’OM (forca Marsejë), faleminderit familje!” – shkroi Gonzalez në Twitter pas ndeshjes, teksa postoi një fotografi ku shfaqet me shokët e tij ekipit.

Trajneri i Marsejës, Andre Villas-Boas mbrojti mbrojtësin Gonzalez pas ndeshjes, ndërsa kërkoi të kthehej vëmendjen ndaj sjelljes së sulmuesit të PSG, Angel Di Maria (pështyu Gonzalezin).

“Nuk e di. Shpresoj që jo, nuk ka vend për racizëm në futboll. Është gabim serioz nëse ka ndodhur, por unë nuk mendoj kështu. Para kësaj, ne kishim një situatë me një pështymë të Di Marias. Këto janë gjëra që duhen shmangur në botën e futbollit.”