SPORT

Grabitet futbollisti i PSG-së

Grabitet futbollisti i PSG-së

Futbollisti i PSG-së, Ander Herreira është grabitur ditën e djeshme në periferi të Parisit. Sipas mediave franceze grabitja ka ndodhur teksa mesfushori kishte ndaluar makinën në semafor dhe katër grabitës duke përfituar për të vjedhur celularin dhe portofolin me 200 euro.

Grabitet futbollisti i PSG-së

Sipas deklaratës së futbollistit në makinë ka hyrë një prostitutë tranvestite pa dijeninë e tij, është ulur në sedijen e pasagjerit, ka marrë sendet e tij personale dhe është larguar.

Grabitësit e kanë kontaktuar futbollistin disa orë pas ngjarjes për t’i kthyer sendet, por ai kishte refuzuar kategorisht dhe ka bërë denoncimin në polici.

Tiranapost.al.Z.B