SPORT

Granit Xhaka infektohet me Covid

Granit Xhaka infektohet me Covid

Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. 28 vjeçari nuk ishte pjesë e lojtarëve në përballjen me Greqinë, në ndeshjen ndërkombëtare miqësore në Bazel këtë të mërkurë.

Granit Xhaka u testua në mëngjes për shkak të simptomave të virusit që kishte përjetuar. Me gjasë futbollisti i Kombëtares së Zvicrës nuk do të luajë as në ndeshjen me Italinë të dielën. Ai u izolua menjeherë pas simptomave, dhe pas testit PCR para ndeshjes ai rezultoi pozitiv.

Një anëtar i stafit të Zvicrës gjithashtu ka hyrë në karantinë pas dyshimeve se është infektuar. Nuk dihet ende nëse Xhaka ka bërë vaksinën me dy doza të koronavirusit, por mediat zvicerane shkruajnë se ai do t’i nënshtrohet një tjetër testi ditën e nesërme.

*Tiranapost.al.