SPORT

Guardiola e gjen te Valencia pasuesin e Sane

Guardiola e gjen te Valencia pasuesin e Sane
Ferran Torres është një nga disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të Valencias që do të largohen këtë verë nga skuadra. Drejtuesit parashikojnë një revolucion me ndryshime të mëdha dhe sulmuesi i talentuar është një hap larg kalimit te Manchester City. Pep Guardiola e shikon si zëvendësuesin e Sane, të larguar drejt Bayernit dhe ka marrë miratimin e lojtarit për ta transferuar në Premier League. 20-vjeçari nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që skadon vitin tjetër ndaj dhe Valencia është e detyruar ta shesë 30-40 milionë euro pavarësisht klauzolës prej 100 milionë euro të lojtarit.