SPORT

Simona Halep përjashtohet nga tenisi për katër vjet

Simona Halep përjashtohet nga tenisi për katër vjet
Ish-numri një në tenis dhe fituesja e dyfishtë e garave Grand Slam, Simona Halep, është përjashtuar nga ky sport për katër vjet, për shkak të dy shkeljeve të dopingut.

Agjencia Ndërkombëtare për Integritet në Tenis (ITIA) njoftoi për pezullimin më 12 shtator.

Halep edhe në të kaluarën ishte pezulluar nga tenisi profesional pasi kishte rezultuar pozitive për roxadustat më 2022 në garën U.S Open.

Hapel gjatë karrierës së saj ka fituar në Wimbeldon dhe në French Open. Më 2019, ajo u bë rumunia e parë që u radhit e para në listën e tenisteve më të mira në botë.

Pas njoftimit të ITIA-s, Halep, sipas Reuters, ajo ka deklaruar se refuzon “të pranoj vendimin për ndalesën prej katër vjetësh”.

“Synoj ta apeloj vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport dhe të ndjek të gjitha rrugët ligjore kundër kompanisë që prodhon suplementin në fjalë [roxadustat]”, citohet të ketë thënë ajo.

Nëse mbetet në fuqi, ndalesa ndaj tenistes rumune do të përfundojë në fillim të tetorit të vitit 2026.