SPORT

Hamilton fiton duelin kokë më kokë me Verstappenin, niset i pari në Austri

Hamilton fiton duelin kokë më kokë me Verstappenin, niset i pari
Lewis Hamilton regjistron kohën më të mirë në kualifikueset e pistës së Spielberg, në Austri, Çmimit të Madh të dytë të vitit 2020 në Formula 1. Piloti anglez fitoi “pole position” në kushte ekstreme të motit (shi i rrëmbyer), duke e përshkuar më shpejt se rivalët e tij pistën me kohën 1’19″273 dhe lënë pas Verstappenin me Red Bullin e tij si dhe rivalët e tjerë si Sainz, shokun e skuadrës Bottas, Ocon Norris (humbi tri pozicione), Albon, Gasly, Ricciardo dhe Vettel.

Reshjet e bollshme të shiut, që bënë të pezulloheshin provat e lira 3, shtynë nisjen e kualifikueseve, që më pas u zhvilluan rregullisht.

Emocionuese minutat e fundit, me një duel kokë më kokë mes Hamiltonit dhe Verstappenit, që u fitua nga britaniku.