SPORT

Hamilton, “pole” dhe rekord në Silverstone

Hamilton, “pole” dhe rekord në Silverstone
“Pole position” dhe rekord nga Lewis Hamilton një ditë para zhvillimit të garës së Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1. Për herë të 91-të në karrierë britaniku do të niset i pari në Silverstone, pasi në provat zyrtare dha kohën më të shkurtër 1’24”303. Kohën e dytë më të mirë e dhuroi Bottas, më pas Verstappen dhe Leclerc, që në fakt rrezikon penalitetin. Piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel, do të niset nga pozicioni i 10-të.

Hamilton e dëshironte me çdo kusht “pole position” në Silverstone, pasi është i shtati në karrierë. Askush nuk e ka nisur më shumë herë i pari Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.