SPORT

Hidhet shorti i Champions League! Sfida të mëdha që në fazën e parë, zbulohet “Grupi i Ferrit”

Hidhet shorti i Champions League! Sfida të mëdha që në

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve në Europë, Champions League.

Është e dukshme menjëherë se ky vit ka sfida të mëdha në grupe, shumë më tepër nga sa jemi mësuar të shohim në edicionet e tjera. Në grupe do të përballet Manchester City- PSG, Inter- Real Madrid, Bayern Munich – Barcelona, Liverpool - Milan dhe Chelsea- Juventus, të gjitha këto sfida që më së miri mund të ishin përballja e finales.

Gjithashtu do të ketë edhe ripërsëritje të finales së vjetshme të Europa League mes Manchester United dhe Sevilla-s.

Ndërkohë, grupi i “ferrit” mund të konsiderohet grupi A me Manchester City, PSG, Leipzig Red Bull dhe Club Brugge, por edhe grupi B do të jetë shumë kompetitiv dhe i paparishikueshëm me Atletico Madrid, Liverpool, Porto dhe Milan.

Shorti i fazës së grupeve në Champions League:

Grupi A:

Manchester City

PSG

Leipzig

Club Brugge

Grupi B:

Atletico Madrid

Liverpool

Porto

Milan

Grupi C:

Sporting Lisbon

Borussia Dortmund

Ajax Amsterdam

Besiktas

Grupi D:

Inter

Real Madrid

Shakhtar Donetsk

Sheriff

Grupi E:

Bayern Munich

Barcelona

Benfica

Dinamo Kiev

Grupi F:

Villareal

Manchester United

Atalanta

Young Boys

Grupi G:

Lille

Sevilla

Salzburg

Wolfsburg

Grupi H:

Chelsea

Juventus

Zenit St. Peterburg

Malmo

Tiranapost.al