SPORT

Hidhet shorti i Europa League/ Grupe që premtojnë të papritura, Napoli takon Leicester City

Hidhet shorti i Europa League/ Grupe që premtojnë të papritura,

Është hedhur ditën e sotme në Stamboll shorti për fazën e grupeve të UEFA Europa League, kompeticionit të dytë më prestigjoz për klubet e futbollit në kontinent.

Goglat kanë krijuar grupe të barazpeshuara për nga fuqia dhe shumë ekipe do të pretendojnë kalimin në fazat me eliminim direkt, çka premton përballje të forta dhe emocionuese në vazhdim.

Kryendeshjet në fazën e grupeve do të jenë përballjet mes Napolit dhe Leicester City që ndodhen së bashku në grupin C, ndërkohë që bie në sy dhe derbi rajonal mes Olimpiakos dhe Fenerbahçe në grupin D.

Shorti i UEFA Europa League:

Grupi A: Lyon, Rangers, Sparta Praga, Brondby

Grupi B: Monaco, PSV Eindhoven, Real Sociedad, Sturm Graz

Grupi C: Napoli, Leicester City, Spartak Moska, Legia Varshavë

Grupi D: Olympiacos, Frankfurt, Fenerbahce, Antwerp

Grupi E: Lazio, Lokomotiv Moska, Marseille, Galatasaray

Grupi F: Braga. Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland

Grupi G: Bayer Leverkusen, Celtics, Real Betis, Ferencvaros

Grupi H: Dinamo Zagreb, Genk, West Ham, Rapid Viena

Hidhet shorti i Europa League/ Grupe që premtojnë të papritura,

Hidhet shorti i Europa League/ Grupe që premtojnë të papritura,

Tiranapost.al