Hidhet shorti i Nations League/ Me kë do të përballet Shqipëria

E Premte 17 Dhjetor 2021, 07:23
TiranaPost
Shqipëria është njohur me kundërshtarët e saj në kompeticionin e radhës të Nations League.
Sipas shorteut, Kombëtarja jonë do të përballet në grupin B2 me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.
Faza e grupeve të edicionit të ri të Nations League do të luhet në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja në qershor të 2023-shit.
Liga B
Grupi 1: Armeni, Irlandë, Skoci, Ukrainë.
Grupi 2: Shqipëri, Izrael, Rusi, Islandë.
Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë, Bosnje.
Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegji, Suedi.
Ndërkohë, Kosova do të ndeshet në Ligën C me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe njërën mes Qipros dhe Estonisë.
Tiranapost.al