Holanda ka rrëmbyer biletën e fundit për çerekfinalen e Euro 2024, pasi mposhti 3-0 Rumaninë. Tulipanët kanë dominuar 45 minutat e parë dhe goli i parë u shënua që në minutën e 20 nga sulmuesi Gakpo.
Holandezët vijuan dominimin në pjesën e dytë. Goli i dytë u realizua nga Malen. Sulmuesi vulosi rezultatin në 3-0 në shtesë, duke u bërë lojtari i vetëm në Euro 2024 që ka realizuar dy gola.
Tashmë, holandezët do të presin të qetë ndeshjen Turqi-Austri për të mësuar cili do të jetë kundërshtari i tyre në çerekfinale.