SPORT

Holanda triumfon mbi Maqedoninë e Veriut! Austria siguron vendin e dytë me fitoren minimale ndaj Ukrainës

Holanda triumfon mbi Maqedoninë e Veriut! Austria siguron vendin e

Thjesht një formalitet ka qenë përballja me Maqedoninë e Veriut për Holandën që ka triumfuar me rezultatin 3-0.

Në ndeshjen e fundit të Pandev për kombëtaren me të cilin është aktivizuar që prej vitit 2001 dhe që është golashënuesi i vetëm në historinë e saj në kompeticionet e mëdha, ekipi i Holandës i ka dhuruar një bluzë me numri 122, duke simbolizuar numrin e ndeshjeve përgjatë të cilave është aktivizuar me kombëtaren e shtetit fqinj.

Holanda triumfon mbi Maqedoninë e Veriut! Austria siguron vendin e

Përsa i përket aspektit sportiv, llogarinë e golave e ka hapur blerja më e re e Barcelonës, Memphis Depay në minutën e 24. Rezultati është dyfishuar nga kapiteni Wijnaldum nga brenda zonës, ndërkohë që shifrat përfundimtare janë vulosur përsëri nga kapiteni i tulipanëve shtatë minuta më vonë.

Në përballjen për vendin e dytë mes Ukrainës dhe Austrisë ka mjaftuar goli i Baumgartner në minutën e ’21, për t’i garantuar kualifikimin austriakëve dhe për të lënë Ukrainën në vendin e tretë dhe në pritjen e “ankthit” për të parë nëse do të mund të renditet mes katër kombëtarëve më të mira që do të renditen në vend të tretë.

Holanda triumfon mbi Maqedoninë e Veriut! Austria siguron vendin e

Tiranapost.al